Britanikja Lara Griffiths i shpenzoi të gjithë paratë e lotarisë, më shumë se 2 milionë dollarë të fituara.
Duke pretenduar se ‘jam kënaqur shumë’ pas fitores së lotarisë me bashkëshortin e dikurshëm Roger Griffiths, ajo vijon të thotë se i ka shpenzuar ‘më së miri’ fitimet.
Kur Roger njoftoi Lara se kishin fituar shumën marramendëse të parave në 2005, ajo nuk e mendonte se mund të kishte ndonjëherë kaq shumë para.
Rrjedhimisht të gjitha lukset e saj zgjatën vetëm 8 vjet deri në 2013, kur si paratë dhe martesa e saj Roger mbarua.
Vetë Lara, pretendon se i shpenzoi paratë ‘në mënyrë të matur’.
“Kjo ngjarja e lotarisë është bërë shumë e bezdisshme, po më shkatërron jetën, njerëzit vijojnë të thonë se jam budallaqe, se jam e mbushur me kirurgji plastike dhe se duhet të më heqin fëmijët. Por në fakt unë i shpenzova më së miri dhe kalova shkëlqyeshëm”.
Disa nga shpenzimet që çifti bëri me fitimet ishin fluturime ekonomike drejt Dubai, investimi në një sallon bukurie 150 000 paund, blerja e 30 makinave të përdorura, dhe e rreth 15 çantave ‘firmato’.
Por nuk ishte vetëm Lara që shpenzonte, pasi ajo pretendon se bashkëshorti Roger gjithashtu shpenzoi shumë para për të nisur një karrierë muzikore, që arrinte në rreth 25 000 paundë.