Legjenda e Gjermanisë, Lukas Podolski është tashmë një prej sipërmarrësve më të suksesshëm, pasi ka një perandori qebapësh.
Biznesi që zotëron Podolski vlen tani rreth 200 milionë euro dhe përfshin në portofol një zinxhir qebaptoresh dhe një markë akulloresh, të hapura në të gjithë Gjermaninë. Ai po ashtu ka nisur një festival muzikor, qendër sportive dhe një turne futbolli ku marrin pjesë influencuer, ish-futbollistë të njohur dhe fansa.
38-vjeçari, i cili nuk e ka braktisur ende futbollin pasi luan në sezonin e tij të tretë me skuadrën polake Gornik Zabrze, lançoi për herë të parë markën e tij të ëmbëlsirave Ice Cream United në vitin 2017, dy vjet pasi u largua nga Arsenali.

