Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fitoi me 4200 vota plus, Agron Malaj mesazh zgjedhësve: Sot fitoi puna dhe populli përpara bandave dhe non-gratëve

15:09 / May 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agron malaj 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas fitores së thellë në Mat, kryebashkiaku Agron Malaj ka falënderuar qytetarët të cilët e votëbesuan për një tjetër mandat 4-vjeçar në krye të punëve.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Malaj siguron se do të vijojë të punojë me përkushtim dhe me më shumë energji për të çuar përpara punët që janë nisur.

Postimi i plotë:

FALEMINDERIT NGA ZEMRA 🙏

Faleminderit popullit të mrekullueshëm të Matit që më besuat për herë të dytë drejtimin e Bashkisë.

Nuk mund ta mohoj se vota juaj është vlerësim i jashtëzakonshëm për mua, por akoma më shumë është përgjegjësi shumë e madhe për ta justifikuar besimin tuaj. Ndaj, me lejoni t’ju premtoj që do të bëj maksimumin tim për ta justifikuar këtë besim.

Ju garantoj se do të punoj me përkushtim dhe me më shumë energji për të cuar përpara punët që keni nisur, punët që kemi planifikuar, aq të nevojshme për komunitetin tonë, për ta zhvilluar dhe përmirësuar jeten tonë.

Dua gjithashtu të falenderoj të gjithë demokratët që zgjodhën të votojnë për vendin e tyre, për zhvillimin, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Sot fitoi puna dhe populli përpara bandave dhe non-gratëve.

Mirënjohje për gjithsecilin që më mbështeti dhe për ata që nuk më mbështetën dhe ju siguroj se do të jem në shërbim të të gjithëve pa dallim dhe do të përpiqem që me gjithsecilin prej jush të punoj për të ndërtuar më të mirën për bashkinë tonë.

Mirënjohje për Partia Socialiste e Shqipërisë Kryeministrin Edi Rama për mbështetjen që i ka dhënë Matit, për zëvëndëskryeministren e palodhur Belinda Balluku që udhëhoqi këtë fushatë drejt fitores.

Një falenderim edhe për bashkëpunëtorët e mi që kanë dhënë maksimumin në cdo detyrë dhe cdo angazhim.

Falenderimi i fundit shkon për familjen time që ka ndarë me mua ngarkesën, problemet dhe streset e shumëta. Ju jam mirënjohës të gjithëve.

Matjanë të dashur, punë të mira na presin. Të bashkojmë forcat dhe ta cojmë përpara qytetin tonë.

Mirënjohje pafund!

#Mat❤️

+4200

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.