Kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar fitoren e medaljes së artë për Nora Gjakovën, e cila shkëlqeu në lojërat olimpike në Tokio.
“Gëzojmë për medalisten e artë Nora Gjakovën dhe për Kosovën sepse ky nuk është vetëm një sport por një shtet që nëpërmjet sportit ngrihet ballëlartë në arenën ndërkombëtare dhe na nderon të gjithëve! Historike!”, shkruan Basha.