Jeni zgjedhur fitues te Lotarise Amerikane dhe jeni ne pritje te procedurave te tjera? Beni kujdes!
Ambasada amerikane vijon të njoftojë për hapat që duhen ndjekur të gjithë ata që janë përzgjedhur fitues të Lotarisë Amerikane.
Me një njoftim në Facebook ambasada thotë se ata duhet ti përgjigjen menjëherë KÇ-së, pasi në të kundërt kjo e fundit nuk mund t’i caktojë një datë interviste.
“DV2020? Ju duhet t’i përgjigjeni menjëherë KCC-së. Në të kundërt, KCC nuk do të mundet t’ju caktojë një datë interviste. #PyetAnen“- shkruan Ambasada, duke terhequr vemendjen e gjithe te interesuarve.
Qendra konsullore e Kentaki-t (KCC) është përgjegjëse për përpunimin e vizave per lotarine.

