Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Fjala prekëse e Ardit Gjebreas dhe zhgënjimi: Më dhemb muzika!

17:32 / May 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ardit Gjebrea 696x418 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moderatori Ardit Gjebrea është shprehur i zhgënjyer në lidhje me prurjet në festivalin “Kënga Magjike”. I pranishëm në “E diela shqiptare”, në rubrikën “Post Kënga Magjike”, Gjebrea tha se festivali u spostua pikërisht sepse në muajin dhjetor këngëtarët ishin prezantuar vetëm me balada, dhe se priste më shumë diversitet.

Si kantautor, Gjebrea tha se është mjaft i zhgënjyer pasi në asnjë festival në bote nuk ndodh që 82% e këngëve të jenë balada. Sipas tij festivali duhet të ketë më shumë këngë që mund të ktheheshin në hite me ritmin e tyre këtë verë.

“Në mbi 172 këngë nga kategoria Neë Artist, 82% e tyre ishin balada. Një nga motivet pse e spostuam festivalin është se duke qenë në Dhjetor pjesa më e madhe ishin balada, për të nxitur hitet e verës, thamë të sillnim pak më shumë ritëm dhe kur erdhën këngën dhe u mblodhën për t’u dëgjuar së bashku me komisionin seleksionues dhe kur pamë se 82% e tyre ishin balada, nuk mund ta fsheh dëshpërimin tim si producent sepse prisja diçka tjetër që nuk më erdhi. Unë vetë jam kantautor i baladave kështu që po flas për një dashuri timen, por në një festival duhet të ketë më shumë diversitet dhe po të shohësh në festivale të ndryshme botërore Eurosongu, Melodi Festival ne Suedi, Sanremo gjithashtu nuk ndodh që të ketë 82% balada.

Pyetja ime është mos vallë me baladë mund të fitosh festival? Apo ne ende vuajmë shpirtërisht? Unë e kam bërë jetën time, e kam bërë muzikën time, tani bëj Të Dielën Shqiptare, kam familjen time, i kam të gjitha e nuk më mungon asnjë gjë. Ajo që më mungon është ju, për ta çuar përpara, për të thënë një kontribut. Mua më dhemb muzika dhe dua të lumi të jetë i rrëmbyeshëm, dua Vjosën, Osumin dhe jo Bunën. E dua dhe lumin e Bunës pafund të që lundroj mbi të, por e dua ta bëj dhe kanotazhin mbi atë lumin e rrjedhshëm që më mungon në këtë festival,”- tha Ardit Gjebrea.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.