Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Fjalë të ndjera për vëllain e rënë në krye të detyrës 6 vjet më parë

21:00 / January 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Musa Skura
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot, në 107 vjetorin e ngritjes së Policisë janë kujtuar me respekt efektivët e rënë në krye të detyrës. Avni Skura, vëllai i “Dëshmorit të Atdheut” Musa Skura ka kujtuar sot me fjalë zemre njeriun e tij të dashur, rënë me 13 janar 2013, në përpjekje për të arrestuar persona me preçedentë kriminal.

Postimi i Skurës:

Në shumë aksione more pjesë gjatë gjithë periudhës që punove në Policine e Shtetit se e tillë ishte detyra dhe misioni për të cilin ishe betuar dhe i kalove me sukses. Por dita e 13 janarit të vitit 2013 tek po kryhej një aksion policor një dorë e zezë të qëlloj pabesisht duke të plagosur rëndë. Menduam se me fizikun që kishe zemra jote do ta përballonte, por pas disa ditësh ajo pushoj se rrahuri e i mbylle sytë përgjithmonë.
Ti nuk deshe t’i dorëzoheshe kësaj jete se kishe ende për të dhënë në punën tënde, por jeta ishte shumë e padrejtë.
Sa dhimbje e trishtim shkaktoi humbja jote tek të gjithë ne.
Na mungon shumë e vitet ecin e malli e dashuria na shtohet. Na mungon dashuria, buzeqeshja e këshillat e çmuara që jepje.
E sot në këtë përvjetor vendosëm një buqetë lule tek vendi ku ranë pikat e gjakut tënd.
Ti do mbetesh gjithmonë midis nesh se njerez si ti nuk vdesin e nuk harrohen nder breza.
Ti je lart si shqiponjë në fluturim.
Ti je atje në qiell si një yll midis plejadës se yjeve të tjerë që dhanë gjakun dhe jetën për një Shqipëri më të mirë.
I paharruar i dashuri jonë Musa !

6 vite BURREL deshmor musa skura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Bulqizë-Martanesh, humb jetën drejtuesi i mjetit

13:43 / September 23, 2026

Shiste lëndë narkotike në Mamurras, pranga 26-vjeçarit

09:47 / September 23, 2026

Dhërmi/ Gomonia pëson avari, Policia Kufitare shpëton 5 persona që rrezikonin mbytjen

10:53 / September 22, 2026

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin

09:34 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.