Një urim i veçantë për Besnik Krapin vjen nga bashkëshortja e tij Jonida Vokshi në ditën e tij të lindjes. Me një foto të tij me vajzën Emi, Jonida shkruan: “Gëzuar babi i Emit! Ju dua më së shumti në botë”.
Por përveç urimit të saj, vëmendjen e mori edhe komenti i Bensikut, që si gjithmonë ishte mjaft të goditur.
“Qy qy sa i bona more? Ju dua fort. Ama fort”, ka shkruar ai në postimin e Jonidës.
Jonida dhe Besniku u bënë prindër për herë të parë me vogëlushen e tyre, që erdhi në jetë në qershor të këtij viti. Ndërkohë në shtator të vitit të shkuar dyshja e njohur kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

