Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Fjalët e fundit të 17-vjeçarit që ndërroi jetë nga COVID, i ati nuk e di ende për humbjen e tij

18:03 / February 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qamil
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E hëna e 22 shkurtit shënoi viktimën në moshë më të re në vendin tonë nga Covid. 17-vjeçar, Qamil Seiti nga Tirana, humbi betejën në spitalin “Shefqet Ndroqi” pas 4 ditësh i intubuar.

Shefja e Reanimacionit tek COVID-2, Alma Cani, e cilëson si një prej rasteve më të vështira. Ajo tregon për gjendjen shëndetësore të të riut kur erdhi në spital.

“Trajtoheshin më tepër se dhjetë ditë në shtëpi. Fatkeqësisht djali erdhi në situatë të avancuar, rezultonte me analizat që bëmë dhe skanerin që tregonte se prekja e mushkërive ishte 100%. Nuk kishte mushkëri që të merrte frymë. Ndoshta dhe ardhja me vonese ishte pjesë e kësaj drame”, thotë mjekja.

E përlotur rrëfen fjalët e fundit të adoleshentit.

“Megjithë përpjekjen që ne bëmë me shpirt, asistencat që u bënë në të gjitha drejtimet dhe ato fjalët e atij djali që më janë ngulitur mua dhe jo vetëm, por të gjithëve këtu: O teta më falni se ju lodha. E kuptonte dhe vetë që ne po përpiqeshim për t’i dhënë jetë, por ishte e pamundur”, tregon Cani.

Në spital i riu kishte dhe prindërit, që të dy me Covid. Nëna, arriti të mposhte virusin, ndërsa i ati vijon i shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk i kanë treguar se ka humbur të birin. /abcnews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më shumë fonde për bujqësinë/ Salla: 18 miliardë lekë ose 10 % më shumë se në 2026

14:46 / November 9, 2026

Reforma Zgjedhore/ Opozita kërkon heqjen e pikës për hartën e re territoriale nga rendi i ditës

10:28 / November 9, 2026

Rama publikon pamje nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Një nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

10:11 / November 9, 2026

“Konflikti do të përfundojë së shpejti”, Trump: Ukraina do të dalë nga lufta me një formë tjetër territoriale

09:55 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.