Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Fjalimi vjetor në Parlament, presidentja Osmani: Sulmi i Banjskës, situata më e rrezikshme që nga shpallja e pavarësisë

12:08 / December 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1702637764xosmani parlament kosova 793
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të premte po mban fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku e nisi me sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë, ku u vra heroi Afrim Bunjaku. Osmani tha se viti 2023 ishte vit i ballafaqimit me vështirësi, në veçanti në fushën e sigurisë, ku përmendi sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, për të cilin tha se ishte situata më e rrezikshme që nga shpallja e pavarësisë.

“Një grup terrorist i financuar, trajnuar dhe mbështetur nga Serbia e mbi të gjitha i urdhëruar nga lidershipi i këtij shteti, kreu akt agresioni me plan të qartë që të aneksohet veriu i Kosovës dhe të shkaktohet destabilizim i të gjithë rajonit. Në këtë ditë, Kosova u përball me një agresor, tinëzar në veprim por të dukshëm në ambicie, me synimin e qartë të cenimit të themelit të shtetit tonë, Republikës për të cilën ranë shumë dëshmorë ndër breza. Ky sulm i cili në vazhdën e ideve e planeve shoveniste të Serbisë, ekspozoi sërish fytyrën e vërtetë e fqinjit tonë verior, ëndërr e përhershme e të cilit mbetet realizimi i konceptit fashist të botës serbe”, tha Osmani.

Presidentja tha se plani famëkeq për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit mori përgjigjen e merituar, teksa përmendi edhe vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku nga sulmuesit, i cili u bë dëshmori më i ri në historinë e Kosovës.

“Ata vranë një, por mobilizuan mijëra djem e vajza nga radhët e policisë sonë të cilët po atë ditë dhanë mesazh të qartë, Kosova nuk zmbrapset, Kosova nuk thyhet dhe Kosova do t’i mbrojë kufijtë e saj në çdo cep dhe me çdo kusht. Askush dhe asgjë nuk do ta largoj Kosovën nga aspiratat e saj legjitime për ta shtrirë sundimin e ligjit në të gjithë territorin tonë. Askush dhe asgjë s’do ta largojë Kosovën nga përpjekja e çdo ditshme që këtë vend ta bëjmë të sigurt dhe dinjitetshëm për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim”, u shpreh presidentja Osmani.

Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.