Fjolla Morina do të dalë për masën e sigurisë para gjykatës në orën 13.00, ndërkohë që mësohet se këngëtarja nuk e dinte se ishte shtatzënë me fëmijën e tretë.
Ajo është befasuar pasi mjekët i kanë bërë të ditur rezultatin e analizave, se ishte dy muajshe shtatzënë.
Ndërkohë, para gjykatës bashkë me këngëtaren do të jenë edhe biznesmeni nga Kosova që jeton në Belgjikë,FysnikSyla, si dhe shoferi i këngëtares, Fitim Muji. Por pavarësisht këtij fakti, mësohet se Prokuroria e Kukësit ka çuar në Gjykatën e Rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për këngëtaren, e cila u arrestua në pikën e kalimit Kufitar në Kukës, ku iu sekuestrua një armë zjarri dhe 23 fishekë. 34-vjeçarja akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve”.Të tre të dyshuarit do të paraqesin argumentet e tyre lidhur me akuzën e ngritur nga Prokuroria.
