Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flasin pronarët e banesës ku jetonte çifti në Elbasan: 37-vjeçari iku pas mesnate dhe përplasi derën!

08:52 / July 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture444
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elbasani u trondit sërish sot nga një vrasje makabre. Por ndryshe nga lajmet e zakonshme që jemi mësuar të dëgjojmë për përplasje mes grupeve kriminale, mëngjesin e sotëm bashkëjetuesi 37-vjeçar goditi vajzën me të cilën bashkëjetonte.

Pronarët e banesës ku qëndronin me qira çifti i bashkëjetuesve ku ndodhi krimi në familje kanë treguar për mediat si ka ndodhur ngjarja.

Sipas pronarit të banesës, 37-vjeçari Ramis Mici ka dalë nga banesa rreth orës 01:00 pas mesnate dhe ka përplasur derën. Ata kanë vënë re sjellje të çuditshme dhe pasi kanë konstatuar dritat ndezur janë ngjitur në katin e dytë për të kontrolluar. Në atë moment kanë parë 37-vjeçaren Jetlira Elezi të shtrirë në tokë dhe të mbuluar në gjak.

Ai shprehet se çifti kishin pasur debate 5 ditë më parë dhe 37-vjeçarja kishte bërë denoncim në polici duke u pajisur me urdhër mbrojtje. Megjithatë edhe në ditët në vijim ata kanë vijuar të jetojnë në të njëjtën banesë.

E ndjera ishte nënë e një vajze nga martesa e saj e mëparshme, dhe vetëm pak ditë më parë e bija ishte larguar nga banesa e saj duke shkuar pranë të atit.

“Jetonin me qira. U grindën të dy. Pa e ditur neve se si. Rrinin të dy këtu. Kishin një muaj që kishin ardhur. Erdhën nga një grindje e vogël. A e solli ajo, a e solli ai, ikën në polici, denoncoi. Erdhi policia këtu. Nuk e pamë si ndodhi”, thotë pronari i banesës.

Ndërkohë bashkëshortja e tij thotë se çifti kishin vetëm një muaj që jetonin me qira në shtëpinë e tyre dhe nuk kanë pasur probleme më herët gjatë këtyre javëve.

“Unë kam një veti që nuk para llafosem. Mirëmëngjes, mirëmbrëma. Një muaj kishte ajo këtu. Ai ishte nga Selita. Ajo nuk e di nga ishte gocë. A bashkëjetonin, a të martuar. Vetëm para 5 ditësh kemi dëgjuar probleme mes çiftit. Sa kanë ardhur te ne nuk kanë pasur probleme”, thotë ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.