Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flet 45-vjeçari që u konfliktua me dy vëllezërit Dashi: Ja si më qëlluan me thikë nga konflikti për makinën e shitur

16:29 / March 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 e219c912c97602a48d27b8d040356650
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të tjera zbardhen për ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku dy vëllezërit Anxhelo dhe Endrit Dashi, tentuan të vrasin me thikë Vladimir Mersinin.

45-vjeçari Mersini ka treguar se ka pasur konflikte me një nga vëllezërit. Fillimisht ka qenë një konflikt për një makinë të shitur nga Mersini për njërin prej vëllezërve.

“Konflikti me vëllezërit nisi për shitjen e një makine. Njërit prej vëllezërve i shita me akt noterial një makinë 2 mijë e 500 euro, por ia thashë që në fillim që makina nuk kishte motor të mirë. Ai ra dakord ta blinte dhe t’ia ndërronte. Më pas kur nuk gjeti motor më tha mua më ndihmo të marr një kredi dhe t’i dilja unë garant. Unë nuk pranova dhe kështu marrëdhëniet tona u prishën”, ka rrëfyer 45-vjeçari.

Më pas ata janë zënë për vendin e parkimit të taksive.

“Ne punojmë bashkë taksistë prej shumë kohësh. Konflikti i fundit ndodhi për shkak të vendqëndrimit të taksistëve. Ngjarja ndodhi të hënën në orën 13:30. Unë kisha parkuar dhe po pushoja në pushimin e drekës. Një nga vëllezërit erdhi hapi derën me dhunë më ofendoi dhe tentoi të më godiste me thikë. Fatmirësisht shpëtova. Jam gërvishtur vetëm pak në faqe. Ndërhyri pronari i një lokali afër dhe njerëz të tjerë që ai mos më sulmonte. Më pas erdhi dhe vëllai tjetër dhe bëri të njëjtën gjë. Pastaj mbërriti policia dhe i arrestoi të dy”, mësohet të ketë thënë në policia 45-vjeçari. Policia arrestoi për ngjarjen dy vëllezërit Anxhelo Dashi dhe Endrit Dashi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Karakaçi zbulon afatin e përfundimit të punimeve në aksin Tiranë-Durrës

22:21 / November 5, 2026

Transporti publik përfiton kompensim prej 50 lekësh për litër karburanti, aplikimet hapen më 10 nëntor

21:21 / November 5, 2026

Kokalari i shkruan Marco Rubios: SHBA duhet të hetojë Berishën dhe Mediun

20:00 / November 5, 2026

Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate

19:38 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.