Bashkëshorti i 20-vjeçares që humbi jetën ditën e sotme në Gjirokastër pas lindjes së djalit, Romario thotë se ajo ishte shumë mirë nuk ka pasur asnjë shqetësim edhe pas operacionit nuk na thanë që ka probleme. Bashkëshorti i të ndjerës kërkon drejtësi për të.
“Morëm doktorin në telefon se i dhembte barku, e futën në sallë nga ora 10 u bë keq.
Nuk na thanë fare që ishte keq.
Më pas na thanë që ishte e sëmurë dhe ajo kishte mbaruar fare.
Ajo kishte punuar me plakën të mblidhte sherebelë nuk kishte pasur asnjë shqetësim.
Tani kërkoj të drejtën e fëmija më mbeti jetim.
Nuk e kuptoj se njëri thotë ndryshe, tjetri thotë ndryshe”, tha ai.
Akoma nuk dihet shkaku i humbjes së jetës së vajzës, ndërsa nga një reagim i spitalit, ajo pati komplikacione pas operacionit dhe pritet rezultati i ekspertizës.
