Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Flet deputetja shqiptare në Kroaci, Përlaskaj: E meritojmë mandatin, nuk duhet që ta humbasim

17:16 / April 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uuyyyt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kroacia pritet të mbajë zgjedhjet parlamentare, ku favorit për të fituar janë të djathtët. Pjesë e legjislaturës së mëparshme është dhe një deputete shqiptare, Emina Lekaj Përlaskaj, e cila kërkon të rizgjidhet. Ajo tha se komuniteti shqiptar që jeton në Kroaci duhet të vijojë ta mbajë mandatin e përfaqësimit në parlament. Ajo shtoi se në garë janë dhe dy boshnjakë, komunitet me votues më të shumtë në numër, por thekson se ka besim se do ta fitojë sërish mandatin për shkak të punës së realizuar gjatë legjislaturave të saj.

“Për momentin çdo gjë është në rregull, puna në terren është shumë mirë. Jam në bisedime me bashkëatdhetarët tanë dhe jam duke i thënë që komuniteti shqiptar assesi nuk guxon ta humbasë vendin e deputetit në parlamentin kroat.

Ne e dimë se këtu përfshihen 5 pakica, në mesin e tyre dhe boshnjakët që në numër janë më shumë se shqiptarët, megjithatë mendoj se ne shqiptarët meritojmë ta kemi pozitën e deritanishme. Me këtë pozitë kemi arritur dhe shumë benifite si komunitet, por jo vetëm ne si komunitet por dhe shtetet tona siç janë Kosova dhe Shqipëria.

Jemi 4 kandidatë, 2 shqiptar dhe 2 boshnjakë. Njëri prej boshnjakëve po lobon shumë fortë, e sheh të arsyeshme se boshnjakët duhet ta kenë pozitën në parlament pasi janë më shumë se shqiptarët.

Mirëpo harron që deri në 2015 ne na përfaqësonte një boshnjak, i cili nuk bëri asgjë për komunitetin e vetë dhe lërë më për komunitetet e tjera. Prej vitit 2015 jam unë si deputete, pasi jam zgjedhur tre herë radhazi. Rezultatet shihen mjaftueshëm jo vetëm për komunitetin shqiptar por dhe komunitetet e tjera”, tha ajo.

Emina Lekaj Përlaskaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.