Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flet nga arratia biznesmeni Rezart Taçi: S’kam bërë pastrim parash. Ja ndihma që i dhashë ekonomistit italian

17:07 / November 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rezart taci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasi u shpall në kërkim nga SPAK, flet për herë të parë në media biznesmeni i njohur Rezart Taçi.

Ai tregoi se një mik i tij i kishte telefonuar për ta ndihmuar për të hapur një llogari bankare. Sipas tij llogaria bankare ishte për një ekonomist italian, të cilin ia kishte kërkuar si ndihmë mikut i tij që e njihte prej 25 vitesh.

Madje ai tha se as kunati i tij dhe as ish-truproja nuk kanë lidhje me akuzat, pasi vetëm sa kanë shoqëruar shtetasin italian në bankë, duke shtuar se nuk mund të quhesh bashkëpunëtor me mafian kur shoqëron dikë.

SPAK ju akuzon se me ndihmën e kunatit dhe ish-truprojës tuaj për pastrim parash. Cili është komenti juaj?

Taci: Nuk kam transferuar as kam hapur llogarinë time. S’kam hapur llogari personale ku kane kaluar këto para. Jam kontaktuar nga një ekonomist profesionit përmes një miku tim. Më është komunikuar që t’i hapja llogari në një bankë shqiptare. I kam thënë; ‘hap një llogari personale dhe opero sipas ligjeve këtu’. Ai ka hapur llogari dhe ka transferuar para. Unë nuk di se ku është produkti i veprës penale. Ku jam informuar unë për një produkt të veprës penale dhe kam bashkëpunuar unë?! Unë s’jam as drejtues banke. Është hapur llogaria në mënyrë të rregullt. Eshte bere një transfertë nga një shtet i huaj, që e di se është Zvicra. Ai ka depozituar para në llogari personale. Unë jam konstatuar për këtë hapje të llogarisë. Unë i kam thënë; ‘hap llogarinë në një nga këto banka’. Nëse do i kërkoja favor një banke, kam kërkuar favore nga një mik që të hapej llogaria. S’kam llogari timen dhe as janë para të miat. Eshtë një ndihmë njerëzore që i jep dikujt. Në rastin konkret është një ndihmë që i jap një miku që e njoh që prej 25 vitesh.

Nuk kam asnjë lloj lidhje. Nuk kam miqësi dhe nuk kam bashkëpunuar me atë zotëri. Jam pa fjalë dhe i shokuar. Bashkëpunëtorët e mi kanë qenë vetëm shoqëruesit e ekonomistit i cili ka hapur llogaritë e tij. Si mund të quhesh bashkëpunëtor me mafien në kohën që janë vetëm shoqërues. Ata nuk janë as drejtues banke, as i ndonjë institucioni tjetër. / News 24

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vlora Hyseni dorëzohet në Kosovë

20:19 / September 22, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit

11:14 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.