Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flet Prek Kodra që do ‘vriste’ Albin Kurtin: Jam i shokuar

22:45 / September 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kodra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prek Kodra është personi i cili akuzohet për një plan për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, deputetit Xhavit Haliti dhe një komandant me emrin Ismet Haxha.

Kodra ka mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje. Në një lidhje telefonike në emisionin “Pressing” në T7, Kodra tha se nuk është snajperiut dhe e vetmja armë që ka është një çifte me leje.

Lidhur me një foto në të cilën Kodra shfaqet me deputetin Dritan Selmanaj, Preku ka sqaruar se si qëndron e vërteta. Ai shtoi se nuk ka bërë asgjë për të pasur frikë dhe është i gatshëm t’i japë përgjgije të gjitha pyetjeve.

Pjesë nga biseda:

Prek Kodra: Unë nuk jam snajperist. Nuk më hyn në punë ajo lloj arme. Unë kam 25 vite që kam armë gjahu me leje, çifte.

Si je takuar me Dritan Selmanaj?

Prek Kodra: E keni marrë nëpër gojë duke e lidhur me mua se çdo gjë është kot këtu. Unë isha në Kosovë me një nip timin dhe mikun e nipit tim. Nusja e tij shkon në Zvicër dhe ka shërbyer te familja e tij, i ka rritur fëmijën. Kemi qenë në Kosovë, ishim ftuar në një darkë dhe e kemi gjetur atë person aty. Unë nuk e dija as që ishte deputet. Gjatë darkës, gjatë prezantimit më thanë që është deputet i Kosovës dhe kemi ndenjur në atë pozicion. Unë në jetën time as nuk e kam parë më parë, as më vonë. Emrin ia kam mësuar përmes lajmeve. Unë jam i gatshëm të shkoj të përgjigjem dhe t’i kthej përgjigje. Nuk i fshihem askujt. Këto janë intriga shqiptarësh, intriga kosovarësh që më duan të keqen mua dhe familjes time.

Pse ju gjetën ju? Si u përfshitë ju?

Prek Kodra: Nuk kam shpjegim për këtë histori. Jam një njeri që për herë të parë para dy ditësh e kam dëgjuar këtë histori. Akoma nuk e kam marrë veten. Ata njerëz që janë përmendur në atë lajm unë nuk i njoh përveç Albin Kurtit. Nuk jam marrë me asnjë gjë që të kem frikë. Unë u vij në rrugë me zakone të Dukagjinit. Këto janë shpifje, intriga. Kush ka gjë me mua, mi thotë gjërat në sy. Të rrijë i qetë kushdo, unë kam hallet e mia, problemet e mia.

Albin Kurti preke kodra snajperist
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë

13:26 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.