Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Flet Prençi për zhdukjen e Enver Stafukës: Zbulimi i kësaj ngjarje po pengohet nga politika dhe kundërshtarët e tij

22:34 / November 3, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prenci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-drejtuesi i Policisë Shemsi Prençi deklaron se Policia e Shtetit nuk ka interes për të zbuluar ngjarjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Enver Stafukës sepse pengohet nga politika, nga kundërshtarët e tij dhe nga të gjithë.

Prençi deklaroi se Enver Stafuka i përkiste botës së krimit, ishte një kontingjent për disa lloj krimesh dhe ndër to dhe krime ndaj jetës së personit. Por sipas tij, strukturat e policisë duhet ta zbardhin ngjarjen,  për t’i thënë familjes që ku ndodhet trupi i të ndjerit.

Pjesë nga biseda: 

Si e lexoni këtë video?
Edhe nga opinioni publik, por edhe nga mediat dhe nga policia dihet që Enver Stafuka i përkiste botës së krimit, ishte i evidentuar, ishte një kontingjent për disa lloj krimesh dhe ndër to dhe krime ndaj jetës së personit. Në këto kushte është shumë i rëndësishëm motivi se përse është rrëmbyer, çfarë fshihet pas këtij rrëmbimi, çfarë dinte dhe nuk dinte, çfarë kishte bërë, qoftë dhe për t’u shmangur në një ditë të bukur për të dëshmuar. Sepse midis grupeve kriminale ka edhe kontradiksione që shkojnë drejt ndarjes dhe para se të ndahen dhe hesapet.

Kush janë personat e parë të dyshuar?
Po t’i referohemi videos nuk ka nevojë për ekspertë me një ekspertizë spektakolare në fushën e hetimit dhe zbulimit të krimit. Normalisht të dyshuarit do jenë ata që kanë kontaktuar të fundit me të. Pak rëndësi ka se me kë kanë lidhje. Këtu ka të bëjë sa janë të implikuar këta njerëz, nipi i deputetët, shokët e Enver Stafukës apo vetë Enver Stafuka.

Enver Stafuka ishte futur në botën e krimit dhe një ditë të bukur do i vinte o nga shokët, o nga kundërshtarët sepse ka qenë shumë i implikuar, aq sa disponon Policia e Shtetit. Por a duhet të mbajnë përgjegjësi strukturat e policisë, këtë duhet të mbajnë për ta zbardhur të paktën, për t’i thënë familjes që ku ndodhet trupi i të ndjerit.

E kemi thënë dhe stërthënë zyrtarisht në media që në disa zona të nxehta të botës së krimit nuk ka struktura aktive të policisë. Në Fushë-Krujë e Nikël nuk futen strukturat e policisë, vetëm kur shkon Drejtoria e Përgjithshme e Policisë me forcat RENEA. Nuk ka hetime të mirëfillta. Nuk di që për ngjarjen e Stafukës, të ketë ecur Policia e Shtetit për ta zbuluar sepse nuk ka interes për ta zbuluar, sepse pengohet nga politika, pengohet nga kundërshtarët e Stafukës, pengohet nga të gjithë. Pikërisht për këtë arsye e jetoj shqetësimin e vëllait të Stafukës, por ngjarje të tilla kriminale ose zbulohen shumë vonë, kur të jenë harruar shumë gjëra, ose nuk zbulohen fare.

prenci stafukes zhdukjen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.