Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flet rivali i Bashës: E di që do humb, në 2025 PD do shuhet

20:26 / July 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha po e zhvillon fushatën për të rimarrë drejtimin e PD-së larg kamerave, por me takime të postuara në rrjete sociale, ndryshe nga rivali i tij Gjergj Hani që të vetmen hapësirë elektorale që po shfrytëzon është media, pasi ai pretendon për një garë të pabarabartë mes tyre.

Teksa nuk janë të paktë zërat që akuzojnë Hanin se ka shërbyer për legjitimimin e procesit zgjedhor brenda partisë.

gjergj hani

“Nuk kam asnjë lloj mbështetje për sa i përket platformës sime. Establishmenti apsolutisht asnjë lloj përkrahje, as morale. Të bësh takime nëpër rrethe do mundësi financiare të cilat unë nuk I kam. Kjo është një përballje krejtësisht e pabarabartë”-shprehet kandidati Gjergj Hani.

I vetëdijshëm për kushtet në të cilat po zhvillohet gara, Gjergj Hani nuk ka besimin që më 29 korrik do të rrëmbejë fitoren. Njëjtë si kundërshtarët e këtij procesi të shpejtuar zgjedhor, vetë ai mendon që fituesi është i paracaktuar.

“Aty është bërë lufta të gjithë kundra të gjithëve. E them pa pikën e mëdyshjes që nëse PD siç ka gjasa të ndodhë, të bjerë sërish në duart e zotit Basha, në vitin 2025 ajo parti shkon drejtë shuarjes.

Edhe ju nuk është se keni shumë shpresa që do të jeni ju fituesi?
-Natyrisht që jo por dëshira imë është kjo dhe do të bëjë çështë e mundur që t’u them demokratëve që ka një alternativë.”

Megjithatë, rivali i Bashës shfaqet i palëkundur për t’u dorëhequr nga procesi pavarësisht pakënaqësive.

“Nuk tërhiqem nga rruga për shkakun e pabarazisë se unë e denoncojë në çdo dalje dhe unë nuk dua të shikoj më një Parti Demokratike në këtë gjendje, nuk ka absolutisht asnjë lloj demokracie dhe në një formë të tillë ajo është një imitim i shëmtuar i PS dhe nuk mund të bëhet dot alternativë pushteti.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.