Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Flet sërish Rozeta Dobi: Alda Klosi më dha 10 mijë euro për të fshehur paratë

17:04 / March 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
35C2A03F 6B7E 4E7A 8CD1 9904C128EA7E 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pastruesja Rozeta Dobi ka deklaruar se ka marrë 10 mijë euro nga ish-zyrtarja Alda Klosi, me qëllim që të fshihte në banesën e saj shumat e mëdha të parave. Dobi ka treguar se Klosi, për vjedhjen e parave kërkonte të fajësonte ish-bashkëshortin.

“A. Klosi më dha 10 mijë euro për të fshehur paratë, më premtoi edhe tharëse rrobash,”- ka deklaruar Dobi.

Referuar dosjes hetimore, ajo është shprehur se përveç parave, Klosi i ka premtuar edhe një tharëve rrobash, që do ia blinte sapo të këthehej nga Amerika. Rozeta Dobi që aktualisht po mbahet e arrestuar me akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim, ka treguar për hetuesit se Klosi e paguante 20 euro në ditë për të pastruar banesat, ndërsa vjedhjen e parave në apartamentin që ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, dhjetorin e kaluar e kanë inskenuar.

“Pasi mora paratë. kam vajtur në banesën e Aldes, kam sistemuar rrobat që i kisha bërë rremujë të enjten, kam pastruar shtepinë, dhe në fund ka ardhur Alda e cila më ka bërë pagesën e muajit 100 euro, më pas më ka dhënë edhe shumën e shpërblimit 10.000 euro. Për tharësen më ka thënë se do të shikoj se si do më eci puna dhe kur të kthehem nga Amerika do ta blejë”.

Dobi pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë dhe të tregojë me detaje për shumat e mëdha të parave që ajo pretendon se nuk i vodhi, por ia dha vetë Klosi, pas konflikteve që ajo kishte me ish-bashkëshortin. Dobi u ndje e tradhtuar nga ish-zyrtarja dhe për këtë ndryshoi dëshminë e saj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosje me armë zjarri në Kurbin, 22-vjeçari dërgohet te Trauma

20:35 / July 25, 2026

Konflikti në Durrës, AMP heton marrëdhënien e efektivit të policisë me Denis Tafilin

14:22 / July 25, 2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari nga Kavaja/ Pritet ekstradimi drejt Italisë

13:39 / July 25, 2026

Plagos me thikë kushëririn pas një konflikti në Lushnjë, arrestohet 60-vjeçari

12:54 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.