Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Floriana Garo: Gjykata e Tiranës nuk na jep vendimin, paralajmërojmë kallëzim penal

11:49 / May 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 05 15 at 11.48.55 AM 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Drejtoresha e Komunikimit, Floriana Garo ka denoncuar praktikat abuzive të Gjykatës së Tiranës dhe theksoi se ka pasur ndërhyrje të paligjshme në procesin e konfirmimit të organeve drejtuese të PD-së.

Në fjalën e saj, Garo theksoi se prej më shumë se 2 javësh, Gjykata e Tiranës nuk kthen përgjigje dhe nuk vë në dispozicion të Partisë Demokratike vendimin duke u bëre pengesë për të ankimuar këtë vendim në kundërshtim të plotë me ligjin.

Ndërkohë, Garo deklaroi se PD ka kërkuar nëse deri në përfundim të orarit zyrtar të ditës së hënë ende nuk do t’i jetë komunikuar zyrtarisht vendimi i Gjykatës, atëherë do të ketë kallëzim penal për këdo që është përfshirë në këtë skenar të paligjshëm.

Deklarata e PD, Floriana Garo

Jam këtu përpara jush për të denoncuar praktikat abuzive të gjykatës së Tiranës, e cila ne vijim të ndërhyrjeve të paligjshme në procesin e konfirmimit të organeve drejtuese legjitime të partisë, vazhdon të bëhet palë në proces, duke favorizuar një fraksion i cili pasi mbajti peng vulen e demokrateve për muaj me radhe, tani kërkon përsëri t’i bllokojë ata nëpërmjet marifetesh proceduriale.

Konkretisht, qe ne daten 26 Prill, Partia Demokratike i ka kerkuar zyrtarisht Gjykates se Tiranes qe t’i komunikojë vendimin e gjyqtares Blerina Muçaj e cila pranoi ankimin e deputetit Enkelejd Alibeaj kunder vendimit të Partisë Demokratike, me qëllim që të ushtronim të drejtën tonë ligjore të ankimit.

Prej më shumë se 2 javësh, Gjykata e Tiranës nuk kthen përgjigje dhe nuk na vë në dispozicion vendimin duke u bëre pengesë për ta ankimuar këtë vendim në kundërshtim të plotë me ligjin.

Arsyeja e vetme e kësaj manovre vonese është që dosja e regjistrimit në gjykatë te Kuvendit të 11 Dhjetorit të degdiset në gjykatën e Apelit përpara se Partia Demokratike të ketë mundësine të ankimojë vendimin e gjyqtares Muça.

Partia Demokratike i bën thirrje drejtuesve të Gjykatës Tiranë, përkatësisht kryetarit Flamur Kapllani dhe Kancelarit Donald Xhelili që të mos bëhen pjesë e këtij skenari bllokimi të paligjshëm.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike paralajmëron se nëse deri në përfundim të orarit zyrtar të ditës së hënë ende nuk do t’i jetë komunikuar zyrtarisht vendimi i gjyqtares Muça, atëherë ajo do të paraqesë kallzim penal për shpërdorim detyre për cilindo personazh të përfshirë në këtë skenar të jashtëligjshëm, pavarësisht pozicionit që mban.

Organet drejtuese legjitime të Partisë Demokratike i zgjedhin dhe përcaktojnë vetëm demokratët me votën e lirë dhe s’mund ti diktojë askush, as me vendime gjykate e as me marifete proceduriale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.