Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fluks i shtuar në portin e Durrësit

11:13 / July 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7603
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritja e fluksit të udhëtarëve dhe mjeteve gjatë sezonit turistik ka sjellë masa të reja në portin detar të Durrësit.

Ashtu si çdo vit në sezon, kur kurba e udhëtarëve dhe automjeteve që mbërrijnë nga shteti fqinj rritet, autoritetet portuale shtojnë lëvizjet e trageteve në dy brigjet e Adriatikut dhe rrisin kapacitetet përpunuese për të shmangur vonesat. Nga kjo fundjavë dhe në vazhdim në portin e Durrësit kanë nisur lundrimet e dyfishta të trageteve në linjën Durrës-Bari-Durrës, lundrime të përditshme në linjën e Ankonës, si dhe shtim të sporteleve të policisë kufitare dhe doganës për përpunimin e pasagjerëve dhe automjeteve.

Të shtunën veçanërisht pritet që një fluks i lartë udhëtarësh të mbërrijë në portin e Durrësit, kryesisht shtetas të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Evropë dhe kthehen për pushime në Kosovë dhe Shqipëri. Nuk mungojnë as turistët e huaj që zgjedhin transportin detar për të mbërritur në vendin tonë. Sipas Kapitenerisë së Portit Durrës, javën e fundit kanë mbërritur në këtë vendkalim kufitar rreth 15 mijë persona.

Sipas kapitenit të portit të Durrësit Taulant Allka, edhe këtë sezon janë marrë të gjitha masat për të siguruar një përpunim të shpejtë dhe pa vonesa për ata që mbërrijnë në vendin tonë, ndërkohë fillimi i muajit gusht dhe mesi i tij (Ferragosto) do të sjellë dhe më shumë fluks në port, pasi mijëra anëtarë të diasporës shqiptare në vendet e Bashkimit Europian marrin pushimet dhe kthehen pranë familjeve dhe të afërmve të tyre.

Durres
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026

Tragjedi gjatë natës në Himarë, elektricisti rrëzohet nga shtylla elektrike dhe humb jetën

11:01 / July 22, 2026

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.