Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Fluksi i lartë i lëvizjeve në fundjavë drejt plazhit dhe malit të Tomorrit, Policia: Kujdes të shtuar në rrugë

18:21 / August 23, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia rrugore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke marrë shkas nga fluksi shumë i lartë i lëvizjes së automjeteve në fundjavë, veçanërisht drejt plazheve, zonave turistike dhe malit të Tomorit, Policia Rrugore ka intensifikuar masat.

Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar për të gjithë përdoruesit e rrugës, të cilët për shkak të ngarkesës së trafikut në disa akse rrugore, manifestojnë sjellje agresive dhe të rrezikshme për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

Për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe për të parandaluar aksidentet rrugore strukturat e Policisë Rrugore do të jenë të pranishme në të gjitha rrugët dhe nyjet problematike, të pajisura me pajisje teknologjike të avancuara, jo vetëm për të rregulluar trafikun, por edhe për të parandaluar dhe konstatuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, që janë burim aksidentesh.

Policia Rrugore apelon për respektim të normave të shpejtësisë për të mos parakaluar, për të qëndruar në radhë në raste fluksi apo ngadalësimi të lëvizjes dhe për të përdorur rrugë alternative. Policia bën të ditur se në rast nevoje qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë.

masa plazh Policia Rrugore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.