Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flutura Açka revoltohet me Ramën: Je artist që nuk menaxhon dot as gjatësinë tënde e jo më shtetin, do të bëj vërejtje më shkrim

17:26 / November 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
acka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja Flutura Açka, në fjalën e saj të mbajtur në Kuvend reagoi me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama.

Açka u shpreh ndaj tij do të bëjë vërejtje me shkrim, ndërsa i kërkoi kryeministrit Rama të mos bullizojë kolegët, por të sillet si shtetar.

“I bëj vërejtje publike zotit kryeministër, këtu nuk jemi për të bullizuar shokët dhe kolegët , për të sillemi si shtetar. Meqenëse vërejtjen nuk e bëra dot publike, do ta bëj me shkrim. Sigurisht do të talleni, por unë do të bëj përpjekjen time. Zoti kryeministër ka inventarin e plotë të balonave që vërtiten në qiell sigurisht edhe të satelitëve, por nuk ju tha që në qiell vërtiten edhe ballon ajri të zbrazur, që të ngjiten sidomos kur ka festë buxheti duan nxehtësi ca tymra apo nxehtësi , por se çfarë e gazi e apo ajri e mban kryeministrin në këmbë që nuk na rrëzohet në foltore, tanimë është legjendë urbane”, tha Açka.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend gjithashtu ajo u dal tek vështirësitë dhe mungesë e mbështetjes me të cilën përballen shkrimtarët apo përkthyesit.

“Pak ditë më parë njëfarë artisti që nuk menaxhon dot as gjatësinë e vet , e jo më fatin apo shtetin tuaj u tall me njerëzit që merren me letërsi…Ata njerëz të paktën ua bëjmë pak orë më të lehtë jetën shqiptarëve me lexime…Për këta dua të flas, për rropatjen e tyre në një mjedis aspak bujar për ta. Do të mbetem tek tatimet mbi të ardhurat gjë për të cilën nuk flitet aspak. Sa i japin ata vendit dhe sa marrin ata prej nesh, krahasuar me punën vetëmohuese. Flas për krijimin artistik që paguan 15% tatim në burim për çdo cent honorar të marrë”, tha ajo, ndërsa shtoi të mos i ndajmë shkrimtarët në blu e mavi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: PS nuk bën avokatin e askujt

22:59 / September 22, 2026

Nga Koçollari te Hyseni: 30 vite, 4 drejtues të SHIK/SHISH përballë drejtësisë

22:19 / September 22, 2026

Vlora Hyseni dorëzohet në Kosovë

20:19 / September 22, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.