Gjatë kafes së mëngjesit bashkë me kryebashkiakun Veliaj, kryeministri Edi Rama nuk la pa atakuar edhe kryebashkiaken e djathtë të Shkodrës, Voltana Ademi , nisur nga ngjarjet e fundit të djegies së shkollës ku mbaheshin materialet zgjedhore. “Kjo zonja e Shkodrës, nuk e di ca të them. Foli drurit, foli hurit, foli gurit, e ke një shans që të të përgjigjet. Fol me këtë, një nuk e di, një person, nuk kam parë një njeri më të paaftë, më pa lidhje me këtë botë. E di si është kjo? Çfarë mëson brezi i ri nga kjo lloj sjelljeje nëse kjo lloj sjelljeje funksionon, nëse kjo sjellje triumfon mbi ligjin dhe mbi shtetin? Nesër i djegin klasën dhe provimet profesorit dhe mësueses i thonë nuk dua. Pasnesër shkojnë djegin qendrën shëndetësore, mjekut, thonë nuk dua. Ose kështu si them unë ose s’ka. Pasnesër të dalin në rrugë këtu, t’i marrin semaforët, t’i thyejnë të gjithë dhe thonë nuk dua e kështu me radhë. E pe atë intervistën e kësaj figurës? Se ma çoi dikush. Ora e ndaluar. Ishte koha e intervistës tjetër dhe ora kishte ngelur, nuk lëvizte. Se ca kanë me orët që nuk ju punojnë nuk e di. Nuk kanë lidhje me kohën. Për këta koha është nocion. Sahati 12:00. Çfarë ta marrim ta marrim me forcë dhe pastaj ta hamë qyl”, tha Rama.
Postime te ngjashme
Add A Comment
