Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Fondet për ekselentët/ Rama: Jo vetëm që nuk u kthyen, por nuk morën mundimin të çojnë një mesazh

18:07 / October 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 9 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak ditë më parë kryeministri Rama tha se do të ndërpritet fondi për studentët ekselentë që studiojnë jashtë me financat e shtetit. Por gjata takimit të sotëm me të rinjtë e Fierit, kryeministri u shpreh se marrëveshja me shtetin ka qenë që ata pas përfundimit të studimeve të kthehen dhe të kontribuojnë këtu.

Kryeministrit duket se i ka ngelur hatri me këta studentë, pasi siç u shpreh ai jo vetëm që nuk janë kthyer pas përfundimit të studimeve, por as e kanë marrë mundimin të cojnë një mesazh që nuk kthehen sepse kanë gjetur një punë të mirë në një kompani prestigjioze.

“Ka qenë një nismë me qëllim të mirë, një fond për të mbështetur ekselentët që studiojnë jashtë në universitetet më të mira të botës. Me atë fond janë financuar rreth 20 studentë shqiptarë, nga të cilët askush, asnjë pasi ka marrë lekët e shtetit nuk është kthyer ti shërbejnë vendit, pavarësisht se kushti ka qenë shteti do të paguajë studime të shtrenjta dhe ti do vish të kontribuosh.

Jo vetëm që nuk janë kthyer por nuk e kanë marrë mundimin të çojnë një letër apo një mesazh që të thotë kam gjetur një punë në një kompani të madhe. Këta janë shqiptarë shumë të talentuar dhe të zotë por në këtë pikë e kanë prishur, sepse fare mirë mund të thoshin që ‘unë e mbarova shkollën, nuk vij dot, mora një punë që nuk e refuzoj dot’.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Filipinas, indianë dhe egjiptianë në krye të punësimeve, ja sa të huaj jetojnë në Shqipëri!

11:07 / August 6, 2026

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.