Sipas revistës pretigjioze “Forbes”, Ukraina rezulton se e ka shkatërruar deri më tani Rusinë duke i dërrmuar një numër të konsiderueshëm mjetësh luftarake. Humbjet e rusëve në këtë luftë vlerësohet se shkojnë deri në 5.1 miliard dollarë.
Ky vlerësim është bërë nga burime ta pavarura, ndërsa qeveria ukrainase raporton se deri më tani janë shkatërruar rreth 2 600 mjete ushtarake ruse si edhe janë vrarë më shumë se 13 mijë ushtarë.
Gjitashtu, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy raportoi se kishin humbur 1 300 ushtarë gjatë luftës me rusët, ndërsa dëmet në infrastrukturë janë të pallogaritshme tani që Rusia ka filluar të bombardojë edhe qytetet pa bërë dallim nëse janë objektiva ushtarak apo civil.
