Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Forbes” sugjeron Shqipërinë: Blini shtëpi në Vlorë

16:51 / May 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlora
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Revista prestigjioze amerikane “Forbes” ka renditur bregdetin shqiptar në krye të 5 destinacioneve europiane ku duhet investuar në pasuri të paluajtshme.

Në një listë të shkurtër ku sugjerohen vendet për blerjen e një shtëpie pa shpenzuar shifra marramendëse dhe ku standardi i jetesës nuk paraqet probleme, në krye është Vlora.

“Shqipëria ka qenë prej kohësh një vendpushim i njohur për plazhe me kosto të ulët për pushuesit evropianë”, shkruan Forbes, duke theksuar se tashmë bregdeti shqiptar po shfaqet në radarët e udhëtarëve amerikanë – ndoshta pjesërisht për shkak të vëmendjes që Ivanka Trump dhe Jared Kushner po i sjellin këtij vendi ballkanik.

Forbes nënvizon se edhe ata kanë pushuar në Shqipëri vitet e fundit dhe aktualisht po punojnë për ngritjen e një hoteli luksoz prej 1.4 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit.

Në artikull thuhet se është e lehtë të kuptosh atraktivitetin e Shqipërisë. Ajo krenohet me një kryeqytet të gjallë, peizazhe të ashpra malore dhe një vijë bregdetare mahnitëse përgjatë deteve Adriatik dhe Jon të Mesdheut.

“Një nga destinacionet më të njohura është Vlora, një qytet bregdetar përgjatë Rivierës Shqiptare me histori të pasur dhe plazhe të mrekullueshme. Këtu është e mundur të blini një pronë shumë pranë plazhit për 100 mijë dollarë, ose ndoshta shumë më pak”, shkruan Forbes.

Pas Vlorës, në renditje vijnë Abruzzo në Itali, Olvera në Spanjë, Selaniku në Greqi dhe Burgasi në Bullgari. Nëse po planifikoni një fillim të ri jashtë vendit apo thjesht dëshironi një shtëpi interesante pushimi, secili prej këtyre destinacioneve ofron çmime të përballueshme dhe një kulturë të pasur.

bregdeti forbes shtepi sugjerim Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West “thumbon” ish-bashkëshorten: Fëmijët kanë nevojë për një shtëpi, jo për një studio xhirimi

18:19 / September 3, 2026

Kërcënohet pronari i hotelit/ Vlorë, persona të armatosur i vendosin “gjobë” biznesmenit

14:13 / September 3, 2026

U konfliktuan brenda në shtëpi, 83-vjeçari merr thikën e kuzhinës dhe vret të birin në Itali

17:01 / August 30, 2026

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS në Vlorë: Mirënjohëse për këtë kapitull

16:44 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.