Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Forcohen rregullat për kategorizimin e hoteleve dhe bujtinave, dokumente të reja për bizneset

20:39 / July 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bizneset që kërkojnë certifikatën e kategorizimit për hotele, bujtina, resorte, hostele, apartamente, vila dhe struktura të tjera akomoduese duhet të paraqesin dokumente më të plota për pronësinë ose përdorimin e ligjshëm të objektit.

Sipas rregullores së mëparshme, biznesi mund të paraqiste certifikatën e pronësisë ose, si alternativë, kartelën e pasurisë, certifikatën e përdorimit të objektit apo kontratën e qirasë ose përdorimit. Komisioni i Standardizimit duhej ta shqyrtonte kërkesën brenda 10 ditëve nga paraqitja në “e-Albania”.

Me ndryshimet e reja, pronari duhet të paraqesë certifikatën e pronësisë së bashku me kartelën e pasurisë. Si alternativë mund të paraqiten leja e ndërtimit dhe certifikata e përdorimit të objektit.

Kur aktiviteti ushtrohet në një pronë që nuk është në pronësi të biznesit, pranohen kontrata e qirasë, kontrata e huapërdorimit ose një marrëveshje tjetër përdorimi me pronarin. Në të gjitha rastet, dokumentet duhet të provojnë se objekti përdoret ligjërisht për ushtrimin e aktivitetit akomodues.

Një kusht i ri është edhe përputhja e adresave. Adresa e deklaruar nga biznesi në Qendrën Kombëtare të Biznesit duhet të jetë e njëjtë me adresën e hotelit, bujtinës, apartamentit apo strukturës tjetër për të cilën kërkohet kategorizimi. Bizneset që kanë mospërputhje në adresë duhet të rregullojnë të dhënat përpara përfundimit të procedurës.

Ndryshon edhe mënyra e shqyrtimit të kërkesës. Dokumentacioni do të kontrollohet fillimisht nga Sekretaria Teknike. Vetëm pasi dosja të konfirmohet e plotë, ajo do t’i kalojë Komisionit të Standardizimit të Veprimtarive Turistike.

Afati prej 10 ditësh për shqyrtimin nuk do të nisë më në momentin kur biznesi dërgon kërkesën në “e-Albania”, por nga dita kur konfirmohet se dokumentacioni është i plotë.

Nëse dosja ka mangësi, Sekretaria Teknike do ta njoftojë kërkuesin nëpërmjet “e-Albania”. Biznesi do të ketë 10 ditë pune për të plotësuar dokumentet. Koha e përdorur për plotësimin e dosjes nuk llogaritet në afatin e shqyrtimit.

Në raste të veçanta dhe të arsyetuara, Komisioni mund ta zgjasë shqyrtimin deri në 30 ditë, duke e njoftuar biznesin përmes portalit qeveritar.

Në dosje vijojnë të kërkohen planimetria përkatëse dhe fotografi aktuale të ambienteve të brendshme, të pajisura dhe funksionale, si dhe të pamjes së jashtme të strukturës.

Për kategoritë “Dhomë”, “Apartament”, “Vilë” dhe “Bllok apartamentesh” mbetet në fuqi vetëdeklarimi për kushtet e mbrojtjes nga zjarri dhe ato higjieno-sanitare, në rastet kur rregullorja e lejon këtë procedurë. Rregullat e reja kanë hyrë menjëherë në fuqi.

bujtinave forcohen hoteleve kategorizimin rregullat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rregulla të reja për bankat! Sulmet kibernetike do të raportohen brenda 4 orëve

21:39 / July 10, 2026

Mbledhja e qeverisë, ministri Lamallari jep lajmin e mirë: Rrisim pagën dhe mbështetjen financiare për zjarrëfikësit

20:40 / July 9, 2026

“Marrëzi mos të duash investimin në Zvërnec”, Spaho: E vështirë të thithësh investitorë të tillë!

20:58 / July 7, 2026

Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë

20:18 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.