Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka pritur në një takim Gjeneralin Tod Wolters.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga ambasada në rrjetin social Facebook, Wolters është takuar me marinsat që mbrojnë ambasadën e SHBA në vendin tonë.
“Ambasadorja Yuri Kim mirëpriti të enjten në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë Gjeneralin Tod Wolters, Komandant Suprem i Aleatëve Europianë dhe Komandant i Forcave të SHBA-së në Europë. Gjenerali Wolters u takua me Marinsat të cilët mbrojnë Ambasadën tonë dhe Atashetë të cilët forcojnë marrëdhëniet ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, shkruan ambasada.