Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Formohet Gjykata e Posaçme, kush janë 18 gjyqtarët dhe çfarë vendosi KLGJ

09:34 / December 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klgj1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

12 gjyqtarë të Gjykatës së Shkallës së parë për Krimet e Rënda dhe 6 të Gjykatës së Apelit janë bërë gjyqtarë të Posaçëm. Në këtë mënyrë KLGJ formon Gjykatën e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të cilët nisin punën sot, ndërsa zyrtarisht, dy gjykatat e Krimeve të Rënda do të shkrihen.

“Sot, më datë 18.12.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen e radhës, në të cilën miratoi vendimin për fillimin e funksionimit të Gjykatave të Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe disa vendimeve të tjera individuale për sistemimin në pozicion të gjyqtarëve të Gjykatave për Krimet e Rënda, të cilat nga dita e nesërme pushojnë së funksionuari si të tilla”, njoftoi dje KLGJ-ja.

Më tej, Këshilli, në kushtet e pushimit së funksionuari të Gjykatave për Krimet e Rënda, vendosi transferimin e gjashtë gjyqtarëve, konkretisht Fehmi Petku, Gjovalin Përnoca, Gurali Brahimllari, Idriz Mulkurti, Dhurata Haveri (të Gjykatës së Apelit) dhe Luan Hasneziri (i Gjykatës së Shkallës së Parë), pranë disa Gjykatave të Apelit apo të Shkallës së Parë me juridiksion të përgjithshëm, duke filluar nga data 19.12.2019 dhe deri në përfundimin për ata të procesit të rivlerësimit kalimtar përpara Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ku në rast të konfirmimit në detyrë nga ky i fundit, gjyqtarët e transferuar gëzojnë të drejtën e zgjedhjes për t’u transferuar në çdo pozicion që do të jetë i lirë në atë moment apo që pritet të bëhet i lirë brenda gjashtë muajve, respektivisht në Gjykatat e Apelit apo të Shkallës së Parë me juridiksionin të përgjithshëm.

Në përfundim, po për shkak të pushimit të funksionimit të Gjykatave për Krimet e Rënda, Këshilli vendosi edhe transferimin e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, z. Dritan Hallunaj, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, detyrë, ushtrimin e së cilës e fillon pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar si anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatave të Shkallës së Parë të Tiranës.

GJYQTARET E POSAÇEM

GJYKATA E APELIT

Albana Boksi
Nertina Kosova
Saida Dollani
Dhimitër Lara;
Sokol Binaj
Nure Dreni

GJYKATA E SHKALLËS SË PARË
Daniela Shirka
Etleva Dede
Flora Haredinaj
Ilirjana Olldashi
Irena Gjokaj
Marsela Balili
Miliana Muçaj
Ardit Mustafaj
Bib Ndreca
Fran Prendi
Klodian Kurushi
Sandër Simoni

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.