Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Formula, sa do të jetë taksa e banesës për sipërfaqe?

15:33 / October 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ndertime pallate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projektligji për taksimin e pasurive të paluajtshme po avancon edhe më tej për t’u bërë gati për miratim.  Nëse niveli i taksës së aplikuar për ndërtesat me ligjin aktual është 0.05 %, propozimi i bërë është që kjo taksë të variojë nga 0.1 % -0.2%. Baza e taksës së pasurisë është vlera e taksueshme e pasurisë së paluajtshme dhe për banesën e parë, qytetarët përfitojnë zbritje. Por konkretisht sa do të jetë kjo vlerë?  SCAN TV ka siguruar shembujt e marrë nga Ministria e Financave për të dhënë një pasqyrë më të qartë se sa do të paguajnë qytetarët shqiptarë.

Kështu,  për një apartament 72 m2 në Tiranë me vlerë 100 milionë lekë, zbritja e zbatueshme llogaritet në 3.6 milionë lekë, shkalla e taksës 0.12 %, taksa për tu paguar aktualisht 3600 lekë, taksa për tu paguar në të ardhmen 4320 lekë. Diferenca llogaritet në +18 për qind.

Ndërsa për një banesë po ë Tiranë, me sipërfaqe 100 m2 dhe  vlerë 150 milionë lekë, zbritja e zbatueshme llogaritet në 4.5 milionë lekë, shkalla e taksës 0.12 %, taksa për tu paguar aktualisht 7500 lekë, taksa për tu paguar në të ardhmen 12.600 lekë. Me një kapërcim që llogaritet në 50 %.

Sipas formulës, taksa ndryshon në varësi të sipërfaqes dhe vlerës së pronës, ku sa më lartë vlera, aq më shumë duhet të paguajnë qytetaret. Nëse do të marrim shembullin e një banese në Vlorë, me sipërfaqe 110 m2 dhe vlerë 90 milionë lekë, zbritja e zbatueshme llogaritet në 3 milionë lekë, shkalla e taksës 0.12 %, taksa për tu paguar aktualisht 4950 lekë, taksa për tu paguar në të ardhmen 8280 lekë. rritja kalkulohet në 50 %.  Për një apartament me vlerë 62 milionë lekë po në këtë njësi, taksa që do të paguhet do të jetë 18 për qind më e lartë, ose rreth 20.46 lekë.

Qytetarët në bashki ku vlera e pronës është më e ulët do të paguajnë më pak. Si për shembull në Memaliaj, taksa do të variojë nga 576 lekë në 2 mijë lekë, për apartamente nga 60 m2 – 120 m 2.  Taksa për  banesat pritet të hyjë në fuqi nga 1 Janari 2026.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori Wendt takim me Begajn në Presidencë

11:08 / September 26, 2026

“Muri i Lartë”/ Operacion i SPAK në Shkodër e Tiranë, arrestohet Bledar Çafi, kërkohet Indrit Dokle

11:00 / September 26, 2026

Shtatori sjell borën e parë, zbardhen bjeshkët e Tropojës

10:52 / September 26, 2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Rinas 53-vjeçari nga Ukraina

10:30 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.