Infermierët francezë janë zhveshur përpara objektivit të aparatit fotografik për protestë. Është fushata e ndërmarrë nga një grup prej 43 operatorësh shëndetësorë, të cilët kërkojnë më shumë siguri në punë.
#LakuriqkundërCovid-19 është hashtagu që kanë krijuar, për të shpjeguar përmes fotove të trupave të tyre nudo, çfarë po ndodh në këto ditë të emergjencës së pandemisë.
“Duam të tregojmë se sa të pambrojtur jemi”, thotë Alexandra. “Ndihemi si cjapi te kasapi, duke vënë në rrezik pacientët dhe familjet tona”. “Jemi të gjithë dakord për faktin se kemi nevojë për pajisje, nuk është më një situatë që mund të përballohet”.