Mbrëmjen e së enjtes stafi i Top Channel, festoi festën e fundvitit. Sara Hoxha si rrallë herë postoi foto me Ledionin në rrjetet sociale, por çfarë ra më shumë në sy ishte një video e Sarës, e cila hodhi një thumb dhe shkruan: Na falni, kemi që në 2016-ën pa dalë. Ajo që ra në sy gjatë festës, ishte mungesa e Arbanës, e cila festoi mbrëmë me stafin e saj. Së fundmi është përfolur që këtë vit “BBV3” do ta moderojë ai dhe jo Arbana Osmani. Arbana apo Ledioni nuk kanë bërë ndonjë njoftim zyrtar sesi qëndron e vërteta.


