Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

FOTO/ Asfaltohet Rr. “Mustafa Haska”, Veliaj: Viti i Ri të na gjejë me një Tiranë super të sistemuar

13:53 / October 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 10 06 at 1.49.29 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rruga “Mustafa Haska”, e cila lidh Njësinë 5 me Njësinë 6, në zonën e njohur si ‘ish tregu i rrobave të përdorura’, është kantieri i radhës që po transformohet nga Bashkia e Tiranës. Rehabilitimi i këtij aksi të rëndësishëm rrugor do të përfundojë brenda dy ditësh. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punën gjatë orëve të natës dhe u shpreh se me përfundimin e segmentit, komuniteti që jeton në këtë zonë do të qarkullojë lirshëm.

“Këtu kemi pasur një komunitet ku shiteshin rroba të përdorura. Por, shitja e rrobave në rrugë nuk shkon, prandajm kemi bërë një zhvendosje të tyre në një hapësirë të bashkisë në Shkozë, në mënyrë që edhe ata që duan të shesin mallra ta bëjnë këtë në një banak, pa penguar trafikun, por edhe komuniteti të qarkullojë lirisht. Kjo zonë ka pasur nevojë për t’u investuar në infrastrukturë sepse është shtuar lagjja. Numri i fluksit të prindërve që sjellin fëmijët për t’u stërvitur në fushën këtu pranë, plus tregu, po ashtu edhe popullsia e rritur me ndërtimet e reja, e bëri të nevojshme që të vijmë për asfaltim, për rregullimin e trotuareve, shtresat dhe nivelimet e caktuara, për t’u siguruar që kjo zonë të vazhdojë të rritet me infrastrukturën e duhur”.

Bashkia e Tiranës – tha Veliaj – do të jetë në çdo cep të qytetit me investime. “Do jemi pothuajse gjatë gjithë kohës në aksion, sidomos në ditët pa shi, në çdo cep të Tiranës. Nuk do jetë vetëm ndërmarrja jonë publike, do të jenë edhe ndërmarrje private që do futen në këtë aksion për të rehabilituar të gjithë lagjen, cepat ku kemi ende nevojë të vëmë dorë, pasi kanë mbaruar edhe rrjetet e ujësjellësit. Këtu e kemi bërë për së mbari; kemi bërë zhvendosjet, kemi mbaruar shkollën, kemi mbaruar tregun, kemi mbaruar edhe ujësjellësin, tani vijmë me dorën e asfaltit dhe të sinjalistikës,” tha Veliaj.

Deri në fund të vitit, theksoi kryebashkiaku, Tirana do të jetë e sistemuar. “Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, është vetëm çështje kohe që Viti i Ri të na gjejë me një Tiranë super të sistemuar. Sigurisht, ne do vazhdojmë me kantieret tona. Sa hapëm një kantier të ri për Teatrin, pra gjithmonë Tirana do ketë lëvizje. Vetëm fakti që edhe banorët kanë filluar tani të veshin shtëpitë e tyre, kanë filluar të kujdesen për ta lyer e për ta mirëmbajtur sepse vërtetë ka dalë në dritë lagjja, do të thotë se çdo investim i shton vlerën pronës”.

WhatsApp Image 2022 10 06 at 1.49.29 PM
WhatsApp Image 2022 10 06 at 1.49.30 PM
WhatsApp Image 2022 10 06 at 1.49.31 PM
WhatsApp Image 2022 10 06 at 1.49.32 PM

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mundo Joven”: Shqipëria shpallet “parajsa e lirë” e turizmit evropian për 2026-ën

11:57 / June 6, 2026

Livadhet e Ketit, një pranverë e bardhë në zemër të Xibrës

09:41 / June 6, 2026

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.