Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

FOTO/ Asfaltohet Rruga “Muzakët në Njësinë 9, Veliaj: Sfida jonë që të ndërhyjmë në çdo lagje

12:15 / October 1, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 10 01 at 12.10.18
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rruga “Muzakët” në Njësinë 9 u asfaltua nga Bashkia e Tiranës, e cila gjithashtu po kryen edhe punimet në sistemin e kanalizimeve të ujërave të bardha. Gjatë një inspektimi, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se, pas përfundimit të punimeve në arteriet e mëdha të Tiranës, tani po i kushtohet vëmendje urbanizimit në rrugët dhe rrugicat nëpër lagje.

“Në Njësinë 9 kemi bërë shumë punë, duke nisur nga shkollat e reja “Kristo Frashëri”, “Vaçe Zela” e “Qazim Turdiu”, kopshti, këndi i lodrave: E kemi nxjerrë lagjen në dritë! Sfida jonë tani është në çdo lagje, xhepat dhe rrugicat si këto. Pas akseve kryesore e rrugëve dytësore, tani duhet të sistemojmë zonat periferike që lidhen me Tiranën, si lagjja Rilindja, Fresku, Liqeni i Thatë dhe sidomos xhepat e pallateve, ku njerëzit kalojnë shumicën e kohës. Një fëmijë kalon më shumë kohë te ky asfalti që po shtrojmë, se sa te Sheshi Skënderbej. Duhet të punojmë me të njëjtën cilësi kudo,” u shpreh Veliaj.

Ai u kërkoi edhe subjekteve private të bashkëpunojnë, në mënyrë që infrastruktura të shtrihet e njëjtë kudo. “Kemi dy zgjidhje: Ose të pranojmë urbanizimin, si e gjithë Tirana, ose do të shohim letrat e tokës, kush e ka bërë njohjen e pronësisë. Nuk po kthehemi te Shaban Memia, as te Saliu, as te Luli, fare, por bashkëpuno! Nëse ne asfaltojmë, do asfaltosh edhe ti. Nëse ne ndërtojmë një shkollë me arkitektin më të mirë të Milanos, ti nuk mund të vësh kunja te lavazhi. Edhe parkingu privat do pranojë të asfaltohet, ose do e shpronësojmë. Në fund fiton vetëm qyteti. Dua shumë që ta ngremë standardin”, tha Veliaj.

Sa i përket pallateve të vjetra, ai ftoi banorët të bashkëpunojnë me bashkinë dhe të aplikojnë për Fondin e Komunitetit, për të rinovuar fasadat dhe për t’i pajisur me sistemin kapot.

“Për banorët, Fondi i Komunitetit është shumë i qartë: Kush është indivalid, kush është me ndihmë ekonomike, kush është grua e ve apo prind i vetëm, kush është pensionist, shumën e paguan bashkia! Por, është gjynah që bëhet gjithë ky investim dhe ne kemi ende kavo, që kacavirren mbi pallate. Të bëjmë një veshje me kapot, futen të gjitha kavot në kanalina dhe rritet edhe vlera e pronës. Bashkia ka investimin horizontal, kurse investimin vertikal do ta bëjmë bashkë: pra, 50% të shumës bashkia, plus pjesën për të pamundurit. Me këtë investim kemi parë pallate që u është rritur vlera e pronës 50%, kurse banorëve iu është ulur 50% fatura e dritave. Është gjynah që të mbarojmë pjesën këtu dhe pallati të rrijë si vjetërsirë. Na duhet bashkëpunim edhe me komunitetin, edhe me privatin, që kur të largohen makineritë nga kjo lagje, njerëzit të thonë: ‘Bravo u qoftë, e bënë çdo gjë si duhet’”, shtoi Veliaj. Ky segment rrugor i shërben një komuniteti prej 3200 banorësh.

WhatsApp Image 2023 10 01 at 12.09.36
WhatsApp Image 2023 10 01 at 12.10.18
WhatsApp Image 2023 10 01 at 12.10.24
WhatsApp Image 2023 10 01 at 12.10.31

veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.