Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me 2 taksistë mëngjesin e sotëm.
Pas publikimit të videos në rrjetet sociale, mediet bëjnë me dije se taksistët në videon e kryedemokratit nuk janë dhe aq të rastësishëm, madje njëri prej tyre është djali i dajës së Aurelës, gruas së Bashës.
Pak ditë më parë, Basha u ndal në një dyqan veshjes në rrugën e Durrësit, ku zhvilloi bashkëbisedim me dy gra. Pronarja e dyqanit rezultoi se është bashkëshortja e kryetarit të degës Nr. 8 të PD-së, Pëllumb Seferi.
