Qyteti i Burrelit është kthyer në kantier ndëtimi. Punohet kudo. Punimet në rrjetin e brendshëm të ujësjellësit vazhdojnë me intensitet të lartë. Po ashtu një depo gjigande po ngrihet në periferi të Burrelit. Të tjera investime të rëndësishme kanë përfunduar në infrastrukturën e kësaj bashkie.
Sakaq me fonde të bashkisë dhe specialistët e Ndërmarrjes së Shërbimeve Bashkiake po ndërhyhet në çdo bllok banimi, duke krijuar kushte më të mira jetese për banorët e këtij qyteti.
Pllaka, pemë dekoratike, stola po vendosen kudo, duke larguar baltën dhe pluhurin nga qendrat e banuara.
Në një postim të kryetarit të Bashkisë Mat Agron Malaj thuhet:
Vijon puna për sistemimin e lagjeve të qytetit #Burrel
Ndërhyrja e radhës po bëhet në bllokun e pallateve pas Prokurorisë së Rrethit Mat