Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

FOTO/ Begaj pritet në takim nga presidenti i Hungarisë. Në fokus BE dhe siguria në rajon

18:14 / September 17, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9649
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj u pritën në një takim të veçantë nga presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok. Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe bazuar në një miqësi historike, finalizimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, situata e sigurisë në rajon dhe në Evropë ishin në fokus të kësaj vizite.

Presidentët Begaj dhe Sulyok zhvilluan fillimisht takimin tête-à-tête dhe më pas bashkë me delegacionet përkatëse. Kreu i Shtetit mori mbështetjen e plotë dhe të hapur të Hungarisë për finalizimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, rrugëtim të cilin e ka hapur Hungaria. Presidenti Begaj i përcolli homologut të tij mirënjohje, duke u shprehur se Shqipëria nuk do ta harrojë këtë përkrahje të Hungarisë, e cila ka qenë e vendosur për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

“Shpreha mirënjohje në takimin tonë ndaj Presidentit dhe Hungarisë mike për mbështetjen e fortë, të palëkundur dhe të pakushtëzuar që Hungaria jep për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ndihma teknike dhe ekspertiza e ofruar nga Hungaria për institucionet shqiptare ka kontribuar në forcimin e administratës publike dhe në zbatimin e reformave të rëndësishme”.

Në këtë aspekt, Presidentët Begaj dhe Sulyok theksuan rëndësinë e anëtarësimit në BE bazuar në meritë dhe Shqipëria, sipas Presidentit hungarez, e meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Gjatë bisedës u konstatua, gjithashtu, intensifikimi i ndjeshëm i dialogut politik, që është një nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve Shqipëri-Hungari, ndërsa u shpreh bindja e përbashkët se kjo frymë do të vijojë duke dhënë rezultate të prekshme në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

Presidenti i Republikës theksoi, ndër të tjera, ecurinë pozitive të marrëdhënieve Shqipëri-Hungari dhe bashkëpunimin gjithnjë në rritje mes dy vendeve në këtë vit të 103-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. “Shpreh bindjen se me këtë frymë miqësie të kësaj vizite të sotme dhe bashkëpunimi ynë, në të ardhmen më i thelluar, do të shtojë marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Hungarisë, në të mirë të qytetarëve tanë, në dobi të stabilitetit e prosperitetit të rajonit dhe Evropës”. Për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, Presidenti Begaj theksoi gjatë bisedës me homologun Sulyok se Shqipëria, me progresin e arritur, ofron mundësi të favorshme për investitorë të rinj hungarezë, veç atyre që janë prezent, të cilët ai i falënderoi që besuan të Shqipëria në një kohë kur pak kush besonte tek ajo.

Kreu i Shtetit shprehu vullnetin për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e drejtësisë dhe në sektorë të tjerë me rëndësi për qytetarët e dy vendeve. Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin e tij mbi rëndësinë që ka KFOR për sigurinë e rajonit, duke nënvizuar, në të njëjtën kohë, se Kosova dhe shqiptarët që jetojnë aty janë një prioritet i Shqipërisë. Presidenti i Republikës nxiti për shkëmbime më të shpeshta kulturore dhe arsimore, si një mundësi për të forcuar lidhjet midis dy vendeve mike.

IMG 9649
IMG 9647
IMG 9645
IMG 9644
IMG 9641
IMG 9650
900 0 1758124180xwhatsapp image 2025 09 17 at 54443 pm 407

Bjram Begaj hungari Viktor Orbán
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.