Me rritjen e temperaturave dhe përmirësimit të kushteve atmosferike, shumë qytetarë kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar këtë të dielë.
Siç shihet dhe nga fotot, bregdeti i Malit të Robit është mbushur me qytetarë të cilët kanë dalë për të shijuar rrezet e diellit. Madje disa qytetarë kanë dalë dhe me rroba plazhi.





























