Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

FOTO/ Denoncon PD: Bledi Çuçi projekt për ta shndërruar tarracën e ministrisë në ambiente luksoze

19:51 / August 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1596819939 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike nëpërmjet ish- deputetit Bardh Spahia ka hedhur akuza ndaj ministri të Bujqësisë, Bledi Çuçi se ka bërë një projekt për të rregulluar tarracën e ministrisë së tij me ambiente luksoze.

Teksa ka publikuar disa foto, sipas të cilëve është projekti i hartuar, Spahia shkruan se ky është një tregues se si kjo qeveri në një kohë kur vendi është goditur ekonomikisht për shkak të COVID-19, e ka mendjen te shpenzimet e luksit.

“Duket e pabesueshme që në kohë pandemie, kur sipas deklarimeve zyrtare ka 33 mijë të papunë për shkak të pandemisë, familje të tëra në vështirësi serioze e të rrrezikuara për humbje punë në muajt e ardhshëm; ka biznese që janë mbyllur ose janë zhytur edhe më thellë në borxhe; ka fermerë e fshatarë të cilëve mbyllja nga pandemia u coi dëm prodhimet, kur sipas OKB jemi vendi me shpenzimet më të ulëta në kohë pandemie, të jetë dikush kaq i papërgjegjshëm, sa të kryejë shpenzime të tilla luksi, sic duket ky projekt i realizuar për llogari të ministrisë së Bledi Cucit, për të patur ambiente luksoze relaksi në tarracën e ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural?

0123

Nën modelin e Edi Ramës, që prej ditës së parë, që shkeli në zyrë nuk pyeti për shpenzime nga taksat e shqiptarëve për shijen e tij të kushtueshme, vijojnë edhe bashkëpunëtorët e tij! Lekët e shqiptarëve shkojnë për luks, për koncesione e PPP, një model që nuk ndryshon edhe pse vendi është zhytur në krizë të thellë financiare e shëndetësore! Të paturp e kampionë makutërie nën heshtjen e strukturave ligjzbatuese”, shkruan Spahia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026

Begaj pret në presidentë ambasadoren e Belgjikës

14:19 / August 26, 2026

Pas takimeve maratonë në Pogradec, Rama thërret të premten në seli drejtuesit politikë dhe ministrat

11:25 / August 26, 2026

Pas takimeve në Pogradec, Rama nis turin e takimeve në 12 qarqe për “Besën” dhe “Pasqyrën Albania”

10:08 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.