Arbana Osmani ka zbuluar më herët se ushqimi i saj i preferuara janë sushit dhe shpesh e kemi parë t’i përgatisë vetë në shtëpi. Së fundmi ajo ka bërë pikërisht këtë gjë dhe të gjithë recetën e mënyrën e përgatitjes e ka ndarë me ndjekësit e saj. Në fund ajo ka treguar edhe rezultatin dhe duket se sushit i ka realizuar në mënyrë perfekte. Në të njëjtën kohë ajo u ka kërkuar ndjesë të gjitha grave shtatzëna që nuk mund të konsumojnë sushi, duke thënë se i kupton mjaft mirë sepse ka kaluar të njëjtën “torturë” si ato. “Kërkoj falje për gjithë shtatzënat. Mos ngrënia dot e sushit me peshk të gjallë ka qenë edhe për mua një torturë gjatë asaj periudhe”, ka shkruar Arbana përkrah një fotoje me sushi.

