Zëvendësministrja e Mjedisit Almira Xhembulla në ditën e parë të punës udhëtoi drejt Parkut Kombëtar të Lurës për të mbjellë fidanë në këtë vend mahnitës.
“Ju bashkova me shumë dëshirë nismës Trees for Lurë për të mbjellur rreth 2800 fidanë në një parcelë të shpyllzuar.” Shkruan Xhembulla.
Postimi i zv.ministres:
Nuk mund të kishte rastësi më të bukur se sa ditën e parë të punës ta nisja me mbjellje fidanësh në Parkun Kombëtar të Lurës
Ju bashkova me shumë dëshirë nismës Trees for Lurë për të mbjellur rreth 2800 fidanë në një parcelë të shpyllzuar. Një nismë e nisur prej kohësh dhe që më në fund po realizohet me shumë sukses në bashkëpunim edhe me ing. e pyjeve dhe komunitetin vendas.
Jam pafjalë nga dëshira dhe vendosmëria e nje grupi vajzash e djemsh nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga Kosova, Italia etj që vullnetarisht punuan për dy ditë rresht deri sa u mbollën të gjithë fidanët! Faleminderit jeni modeli më i mirë i rinisë
Uroj dhe besoj që nisma të tilla të kemi në gjithë Shqipërinë!
Pa mjedis nuk ka turizëm
Pa Turizëm nuk ka ekonomi