Ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar 30 milionë fansat e saj në rrjetin social Facebook. Dua Lipa ka postuar një foto kur ka qenë e vogël për ndjekësit e duke i falenderuar për mbështetjen e tyre
“30 milionë!!! Faleminderit. E lumtur që jam gjallë, që bëj muzikën që dua, me njërëzit që dua, për njerëzit që dua (juve) “, shkruan Dua në Instagram.
Në foto Dua Lipa është diku tek 4-5 vjeç, por dallohet lehtësisht pasi nuk ka shumë ndryshime nga atëherë e deri tani që është në majat e muzikës botërore.

