Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të hënë një vizitë në Kroaci. Ai u prit në Zagreb me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković. Kreu i qeverisë ndau në rrjetet sociale momente nga pritja zyrtare, ku u luajtën fillimisht himnet e të dy vendeve, teksa më pas kryeministrat prezantuan dy delegacionet që i shoqëronin. Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Albana Koçiu.






