Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndodhet në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit, ku edhe po zhvillohet seanca ndaj tij. Ndërkoha jashtë ka njerëz që e presin.
Siç shihet dhe nga fotot, një prej zonjave e cila është deklaruar si fanse e zjarrtë e tij, ka shkuar sërish pranë ambienteve të Gjykatës për ta mbështetur.
Vëmendje ka tërhequr stampimi në bluzës e saj, ku ndodhej e printuar një foto e saj me ish-ministrin me mbishkrimin: Gjigandi Saimir Tahiri!



