Kelsey Hatcher po e dokumenton “aventurën” e saj të re në Instagram. Gruaja mësoi se kishte një mitër të dyfishtë në moshën 17-vjeçare. Shanset janë 1 në 50 milion. Një mitër e dyfishtë është një anomali që prek afërsisht një në 2000 deri në 3000 gra. Pavarësisht pranisë së dy trupave të mitrës, ka ende dy tuba fallopiane. Mitra e dyfishtë, ose didelphus, është karakteristikë e pranishme që në lindje dhe nëse nuk shkakton probleme, nuk kërkon ndërhyrje.
Një lindje e dyfishtë si ajo me të cilën përballet 32-vjeçarja amerikane është ndryshe. Shtatzënitë në të dyja mitra janë jashtëzakonisht të rralla, tha për ABC Shweta Patel, mjekja obstetër-gjinekologe që kujdeset për gruan në Universitetin e Alabama në Birmingham’s Women & Infants Center.
Hatcher shpreson se nuk do t’i duhet të përdorë një prerje cezariane për foshnjat e saj, të cilët do të priten rreth Krishtlindjes, por ajo e di se mitrat do të tkurren në periudha të ndryshme, mund të jenë minuta, orë apo edhe ditë, dhe Kelsey dhe burri i saj Caleb e dinë se mund të jenë të nevojshme një ose dy prerje cezariane, të cilat në fakt janë shumë të zakonshme në situatat me mitër të dyfishtë.


