Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

FOTO/ Iu rikthye ekranit pas 9 vitesh, heroi i filmave aksion fiton Oscar për herë të parë

09:40 / March 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 68
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Brendan Fraserishte një ndër protagonistët e të dielës mbrëma në Hollivud, pasi fitoi çmimin Oscar si aktori më i mirë protagonist për rolin e një burri gay 270-kilogramësh që përpiqej të rigjente lidhjet me vajzën.

Filmi “The Whale” – “Balena” ishte vlerësuar pozitivisht që në premierën e tij në Festivalin e Venecias verën e kaluar. Me regji të Darren Aronofsky, filmi bazohet në dramën e vitit 2012 të Samuel Hunter, me të njëjtin emër.

Me lot në sy, Fraser tha gjatë ceremonisë se rruga e tij e gjatë dhe me pengesa në industrinë e kinematografisë ishte shpërblyer. “Këtë punë e kam nisur 30 vite më parë dhe gjërat nuk kanë qenë të lehta për mua”, tha Fraser. “Gjithçka ka qenë si një ekspeditë në fund të oqeanit dhe oksigjeni im kanë qenë disa persona, si djemtë e mi Holden, Leland dhe Griffin. Falënderoj edhe menaxheren time JoAnne Colonna. Jennifer Plant”.

Roli i pazakontë ishte i parë për Fraser pas 9 vitesh mungesë në ekranin e madh. Dikur protagonist i filmave aksion e komedi, si “George of the Jungle” dhe trilogjia “Mummy”, Fraser thuajse ishte tërhequr nga aktrimi, pjesërisht edhe për shkak të dëmtimeve të pësuara gjatë xhirimit të skenave të rrezikshme.

brendan fraiser 5
brendan fraiser 6 1080x720 1

Brendan Fraser
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aktorja rezulton pozitive, ylli i serialit “Gjeniu” del negativ: Zbardhen rezultatet e hetimit për drogë

22:01 / September 30, 2026

Tom Cruise lavdëron publikisht Kate Middleton: William bëri zgjedhje të zgjuar

22:06 / September 29, 2026

Pas 12 vitesh, Rita Ora merr më në fund patentën e makinës në Los Angeles

11:51 / September 29, 2026

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.