Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FOTO/ Kalendari i një pushtimi gjakatar rus. Përgjatë 12 muajve, ukrainasit ende rezistojnë

09:05 / February 24, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 141
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas ditëve me sinjale për një luftë të re, Presidenti rus Vladimir Putin shpall “operacionin special ushtarak” në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit 2022. Sulmet janë intensifikuar në veçanti në lindje të vendit. Përgjatë 12 muajve, ukrainasit ende rezistojnë ndaj rusëve, ndërsa shumë prej qyteteve janë kthyer në gërmadha. Mijëra të vdekur e të plagosur dhe miliona të larguar nga shtëpitë e tyre. Presidenti Volodymyr Zelensky për përvjetorin e parë të luftës, tha se 2023-shi do të jetë viti i fitores.

24/02/2022

Pas ditëve me sinjale për një luftë të re, Presidenti rus Vladimir Putin shpall “operacionin special ushtarak” në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit. Bombat e para tronditën Kievin dhe qytetet e tjera të Ukrainës. Në fjalimin e mbajtur para nisjes së sulmeve, Putin tha se kjo po bëhej për të “demilitarizuar” dhe “denazifikuar” Ukrainën.

24/02/2022

Fitorja e parë e madhe e rusëve ishte kapja e bazës ajrore Antonov. Për shkak të kundërpërgjigjes së ukrainasve, aeroporti doli jashtë funksionit dhe nuk u përdor dot nga rusët për të furnizuar ushtrinë me armatime.

25/02/2022

Zelensky-Putinit: Ne jemi këtu! Presidenti i Ukrainës refuzoi ofertën e Shteteve të Bashkuara për t’u larguar nga vendi.

02/03/2022

Në 24 orët e para të sulmit, mbi 100 mijë ukrainas u larguan nga vendi. Sot, një vit pas luftës, numri i tyre ka shkuar në mbi 3 milionë.

09/03/2022

Sulmohet me bomba materniteti i Mariupolit. Foto e një gruaje shtatzënë që largohej nga spitali i shkatërruar u bë simbol i absurditetit të luftës. Gruaja dhe foshnja humbën jetën të dy.

Capture 137

01/04/2022

Zbulohet masakra e Buchas. Trupat ruse lanë pas gjak dhe shkatërrim gjatë tërheqjes.

Capture 138

21/09/2022

Nis mobilizimi i pjesshëm në Rusi, i pari që prej Luftës II Botërore.

Capture 139

08/10/2022

Ukraina hodhi në erë urën e vetme që lidhte Krimenë me Rusinë. Ura me domethënie simbolike dhe strategjike, u inaugurua nga Putini në 2018-n, 4 vite pas aneksimit të gadishullit.

Capture 140

12/11/2022

Pas 8 muajsh agresioni brutal, qyteti jugor Kherson u çlirua nga forcat ukrainase. Pak javë para largimit të trupave të tij, Putini e kishte shpallur qytetin pjesë të Rusisë.

21/12/2022

Zelensky udhëtoi për në SHBA, ku u takua me Presidentin Joe Biden. Ishte një vizitë historike, e para që prej nisjes së pushtimit. Para mbërritjes së Zelenskyt, Biden deklaroi se SHBA do t’i jepte Ukrainës 2 milionë dollarë shtesë në ndihma. Mes tyre edhe sistemi i mbrojtjes kundërajrore, Patriot.

AP23051390200790

20/01/2023

Pas disa javësh me manovra politike, Gjermania miratoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë. Edhe SHBA premtoi tanke 31 M1 Abrams për ushtrinë e Kievit.

20/02/2023

Joe Biden kthen vizitën në Kiev. “Ukraina reziston, demokracia reziston”, deklaroi Biden.

russia ukraine war
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.