Mëngjesin e kësaj të premteje, kreu i qeverisë, Edi Rama e ka nisur me foto nga puna në kantierin e Piramidës së Tiranës.
Teksa uron ndjekësit për një ditë të mbarë, kryeministri thekson se ky projekt do ta bëjë Piramidën e Tiranës, në qendrën më të madhe digjitale në Ballkan.
“MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i Piramidës së Tiranës, e cila po merr formën e konceptuar nga arkitekti i famshëm hollandez, Winny Maas, për t’u bërë së shpejti qendra më e madhe digjitale e Ballkanit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
